Nuk respektuan rregullat anti-Covid, Policia dënon 481 qytetarë

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orët e fundit kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet.

Siç njofton Policia e Kosovës, 8 nga aksidentet ishin me persona të lënduar dhe 26 prej tyre ishin me dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, për gjatë 24-orëve të fundit janë shqiptuar 972 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, dhe 481 tiketa janë shqiptuar për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullat antiCovid.

Policia bën të ditur se ka arrestuar edhe 23 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme