Qeveria e Kosovës në masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi para dy ditësh nuk është përmendur edhe ndalimi i grumbullimit të njerëzve në tempujt fetarë, raporton Gazeta Express.
Si pasojë e kësaj ditën e sotme besimtarët myslimanë janë grumbulluar në xhamitë e vendit për të kryer ritualet e tyre fetare.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar video-incizime nga një xhami në Lipjan ku shihet një numër i madh i njerëzve tek kryejnë lutjet e tyre por pa distancë fizike.
Kjo xhami përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se namazi i xhumasë falet si zakonisht por është obligative respektimi i masave anti-COVID.