Numër i madh i policëve në sheshet e Prishtinës, monitorojnë respektimin e masave anti-Covid

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 00:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i prestarëve të policisë së Kosovës kanë patrulluar shesheve të Prishtinës, për të monitoruar respektimin e masave anti-Covid në prag të vitit të ri, raporton Ekonomia Online.

Për dallim nga vitet e kaluar kur shumë qytetarë ndërrimin e motmoteve e kanë pritur në shesh, sivjet kjo është pamundësuar për shkak të pandemisë.

Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës, në një përgjigje për Ekonomia Online, ka thënë  se Policia e Kosovës edhe ketë periudhe kur fundin e vitit 2020 dhe fillimin e vitit të ri 2021 e karakterizojnë festat, ka ndërmarr planifikimet e nevojshme, për menaxhimin e situatës se sigurisë, lëvizjes sw lirw dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve tjera nw pajtim me ligjin dhe masat e përcaktuara.

Ai ka thënë se PK-ja është e gatshme të reagoj në rast së shkelen masat, duke u bërë thirrje qytetarëve që të sillen konfrom situatës.

Të ngjashme