Shumë qytetarë presin për t’u pajisur me tabela të veturave, s’respektohet distanca

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 09:09 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Agjencinë e Regjistrimit Civil, mëngjesin e së hënës numër i madh i qytetarëve po prisnin për t’u pajisur me tableta të veturave RKS, raporton Ekonomia Online.

Ajo që vërehet është mosrespektimi i distancës nga qytetarët.

Ky grumbullim erdhi pas lajmërimit të MPB-së se tashmë qytetarëve kanë mundësinë të pajisen më tabela – që ishte pezulluar për një kohë.

Qytetari Shaban Azizi ka thënë për EO se ka pritur një muaj për tu pajisur me tabelë të veturës RKS.

Azizi ka treguar se masat e pandemisë filluan të respektohen vetëm pas daljës së Policisë në vend të ngjarjes.

“Kam pritur një muaj. Edhe tash kur shkuam nuk iu punojke sistemi. Të premten nuk u kishte punuar sistemi. U bën njerëzit grumbull, erdhen Policia e na than ose mbane rendin ose dilni jashtë. Tash ja nisën të punojnë. Pasi erdhi policia u nisen me u mbajt maskat” ka thënë ai.

Kurse qytetari nga Kaçaniku Rafet Karaçi ka shfaqur pakënaqësi me menaxhimin në këtë agjenci dhe për sisitemin që sipas tij nuk ka qenë funksional.

Ai ka thënë se i është dashur të pres më shumë se 30 minuta në rend.

“Jam nga Komuna e Kaçanikut, nuk është një rregull i atillë pos me i dorëzu një palë targa këtu në Prishtinë duhet me i bë 50 a 100 kilometra poshtë e lartë, kur ka mundësi me i dorëzu në Kaçanik. Institucionet e tona nuk u besojnë njera tjetrës. Nuk duhet me lëviz poshtë e lartë e me kriju tollovi. Kemi bërë apel derisa herë që targat të jenë aty ku janë regjistruar apo çregjistruar. Ti dorëzojmë ne në Kaçanik e Kaçaniku ti sjellë në Prishtinë, Podujevë kudo që të jetë. Prita më tepër se gjysëm ore. Than që nuk bën rrjeti. Distanca e maskat filluan të respektohen pasi erdhi Policia. Ne e duam dhunën e jo rregullat” ka thënë ai.

Edhe Bekimi ka thënë se ka pasur shumë njerëz këtë mengjes në agjenci duke pritur.

“Kemi pritur mjaftë dhe prap nuk kemi kryer punë. Pritëm në rresht, ra sistemi nuk dijmë kur vjen sistemi. Menaxhimi shumë i dobët. Masat edhe nuk respektohen ku ka njerëz shumë. Ditën e premte ka punu pak sistemi. Sot prej mëngjesi nisi tash dhe ka shumë njerëz”

Të ngjashme