Numër i vogël i protestuesve para Kuvendit, kërkohet votimi i marrëveshjes së demarkacionit

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 10:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Derisa në Kuvendi pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin, para këtij institucioni “Fondacioni i Kosovës për Inovacione” dhe disa OJQ të tjera kanë thirrur një protestë, kundër izolimit të Kosovës.

Por thirrjes për protestë i janë bashkuar numër i vogël i qytetarëve. Organizatorët kërkojnë nga deputetët ta votojnë demarkacionin që është kusht për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Protesta ka nisur në orën 10 me moton “votojeni demarkacionin, zhbllokoni qytetarët e Kosovës”.

Organizatori i protestës, Bashkim Fazliu, tha se deputetët duhet të votojnë demarkacionin pasi është hipokrizi ta bllokojnë Kosovën me aludimin se vendi humb territor.

“Është e padrejtë që deputetët kanë të drejtë të lëvizin pa viza, kërkojmë nga BE që udhëheqësit e Kosovës mos të lihen as ata të lëvizin  pa viza. Po bëhet eksperiment për Kosovën, po sillen me ne si me minjtë të bardhë, gjithkush e çdo i ri ka probleme, çdo kush që donë mjafton që ne të kemi mundësinë të dalim jashtë shtetit, thonë se janë duke u humbur disa hektarë, mirëpo kjo është një hipokrizi e aty që duan ta bllokojnë Kosovën”.

“Kosova  duhet të jete në BE e jo në Kore, duhet te sillemi si të tillë, deputetët duhet të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve, është hipokrizi të thuhet që Kosova po humb territor, kërkojmë pa hezitim nga deputetet të marrin vendim në interes të qytetarëve të Kosovës”.

Gjatë kohës sa ishte duke u mbajtur protesta në Kuvend ishte duke hyrë edhe kryetari i VV-së Albin Kurti të cilin një nga protestuesit e gjuajti me vezë.

Të ngjashme