Numri dy i PS-së komenton aktakuzën ndaj Thaçit: Lufta çlirimtare s’harrohet

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkruar se historia e Kosovës s’mund të ndryshohet, pas aktakuzës nga Prokurori i Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

Velijaj ka shkruar se nuk mund të harrohet lufta çlirimtare dhe heronjtë e saj si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

“Historia e Kosoves s’mund te ndryshohet. Ashtu si nuk mund te harrohet lufta clirimtare dhe heronjte e saj, nga drejtuesit Hashim Thaci, Veseli e Haradinaj e duke vazhduar me çdo burre e grua qe luftoi per te shpetuar Kosoven nga masakrat e Milloshevicit dhe bandes se tij”, ka shkruar Veliaj në Twitter.

Më 24 qershor është bërë publike aktakuza për krime lufte nga Prokurori Special i Gjykatës Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Përmes një komunikate për shtyp, Gjykata Speciale me seli në Hagë kishte njoftuar se Prokurori Special ka dorëzuar padinë kundër Thaçit dhe Veselit pranë Gjykatësit në Dhomat e Specializuara.

Të ngjashme