Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Që nga 13 marsi i vitit që lamë pas (2020), në Kosovë janë infektuar me COVID-19, 107 mijë e 788 qytetarë

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është bërë e ditur se 105 mijë e 362 persona kanë arritur ta mposhtin virusin, ndërsa 2 mijë e 260 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë janë shënuar 3 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 166 raste aktive me COVID-19.

Të ngjashme