Numri i viktimave dhe të infektuarve me Coronavirus në të gjitha komunat e Kosovës

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 07:45 | Nga Ekonomia Online

Nga 314 mostra të testuara, sonte janë konfirmuar edhe 47 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 2 mijë e 216 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme 1 mijë e 69 persona janë shëruar, kurse 38 të tjerë kanë ndërruar jetë

Aktive me koronavirus në Kosovë janë edhe 1 mijë e 110 raste.

Numri i rasteve aktive me infeksion e ka kaluar atë të rasteve të shëruara.

Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 21 mijë e 831.

Sipas tabelës së siguruar nga Gazeta Sinjali, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus, e pasuar nga Vushtrria e Prizreni dhe në vendin e katërt Ferizaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme