Nuredin Lushtaku lirohet nga paraburgimi

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Nuredin Lushtaku është liruar nga paraburgimi.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Artan Qerkini.

“Po është liruar nga paraburgimi, pasi pas intervistimit të dëshmitarëve kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim”, ka thënë ai.

Lushtaku ishte arrestuar më 4 korrik, pasi dyshohej ta ketë sulmuar një polic.

Rasti nuk është mbyllur ende përfundimisht, por Lushtaku do të jetë i lirë përderisa hetimi vazhdon.

Të ngjashme