Nushe Kukaj-Metaj do ta gjykojë rastin e të akuzuarve për manipulimet me listat e veteranëve

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 14:56 | Nga

Nushe Kukaj-Metaj do të jetë gjykatësja e cila do ta gjykojë rastin e të akuzuarve për manipulimet me listat e veteranëve, këtë e konfirmoi për Ekonomia Online, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Të premten Prokuroria e Kosovës ka dërguar në Gjykatë aktakuzën ndaj 12 personave për manipulimet me listat e veteranëve.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbi Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhja dhe Xhavit Jashari janë personat që do të gjykohen nga Gjykatësja Nushe Kukaj-Metaj.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë me dt.14.09.2018, ka pranuar aktakuzën nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kundër të akuzuarve A.Ç, N.L, S.H, SH.D, Q.G, SH.B, A.D, RR.B, F.F, S.E, F.SH dhe XH.J për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422. Lënda në fjalë i është ndarë për gjykim gjyqtares nga Departamenti për Krime të Rënda, Nushe Kuka-Mekaj”, ka shkruar Gashi.

Të ngjashme