Nushi: Lista e shpenzimeve për derivate u publikua sot për të shpërqendruar temën për rritjen e rrymës

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi përmes një psotimi në facebook ka thënë se shpenzimet për derivate të deputetëve janë publikuar në ditën kur është shtrenjtuar energjia elektrike, e që sipas tij, kjo është bërë për ta shpërqendruar temën.

Nushi thotë se sipas këtyre listave, presidentja Vjosa Osmani i ka përfituar 4 mijë euro për derivate, për udhëtimin e saj nga Mitrovica në Prishtinë.

“Diten kur e shtrejtojne rrymen, keta i publikojne shpenzimet per derivate te deputeteve qe me shperqendru temën. Por, ne qato lista del qe Vjosa Osmani, i ka qepu nja 4000€ derivate kishe po vjen prej Mitrovices ne Pr. Sille ka te sillsh, keq po ju del hesapi”, shkroi Nushi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme