Nxënësi i klasës së tetë e pyet Kurtin: Si mund të ballafaqohen prindërit e fëmijëve me Sindrom Down kur paga minimale është nën 200 euro

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 15:42 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Erin Marmullakaj nxënës i klasës së tetë të shkollës “Xhemajl Mustafa” e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, sesi mund të ballafaqohen prindërit e fëmijëve me Sindromin Down, kur paga minimale është nën 200 euro, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se shumica e prindërve të këtyre fëmijëve ballafaqohen me vështirësi të rënda ekonomike.

“Ju keni ardh këtu për me fol edhe për kushtet e fëmijëve me Sindrom Down, disa prej atyre prindërve të këtyre fëmijëve me Sindrom Down ballafaqohen me vështirësi ekonomike, çka do të bëni ju për atë punë kur paga minimale është nën 200 euro”, pyeti ai.

Ndërsa kryeministri Kurti, tha se pagën minimale do ta bëjnë 264 euro por që për këtë duhet të merren vesh me Këshillin Ekonomiko Social.

“Sot kishim një takim me organizatën që i ndihmon fëmijët me Sindrom Down dhe biseduam edhe për mundësitë që të kemi trajnime e punësime për personat me Sindrom Down por gjithashtu edhe 100 asistentë shtesë. Si dhe kurse të veçanta për prindërit meqenëse nuk mjafton që fëmijët e Sindorm Down të jenë të mirëpritur në shkolla dhe institucione publike por duhet që atyre t’i ndihmojmë edhe nëpër familjet ku janë. Ndërkaq sa i përket pagës minimale ne kemi thënë që atë do ta rrisim nga 130 përkatësisht 170 euro sa është tani, tash e një dekadë ta bëjmë 250 euro por në fakt ne do ta bëjmë 264 euro por për këtë duhet të merremi vesh në Këshillin Ekonomiko Social”, tha Kurti

Të ngjashme