Nxënësit e helmuar vazhdojnë të trajtohen në QKUK

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 14:07 | Nga Halide Rexhepi

Pesë nxënësit e shkollës fillore, “Elena Gjika”,  që janë helmuar nga ushqimi, vazhdojnë të mjekohen në Klinikën e Infektivës, në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar për EkonomiaOnline, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili tha se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore, “Elena Gjika”, janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Të njëjtit janë jashtë rrezikut”, tha ai.

Pesë nxënësit dyshohet se u helmuan pasi që janë ushqyer në bufe të shkollës, javën e kaluar.

Të ngjashme