Nxënësit e “Mehmet Akif” protestojnë kundër ekstradimit të turqve

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 16:54 | Nga

Nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore “Mehmet Akif” në Kosovë kanë parlajmëruar organizimin e një proteste kundër ekstradimit të krerëve dhe profesorëve të Institucioneve Arsimore “Gulistan”.

Ata kanë paralajmëruar protestën me fillim nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përmes kësaj proteste ata kërkojnë përgjigje se pse janë ekstraduar gjashtë shtatasit turq, të cilët u arrestuan mëngjesin e së enjtes.

Zëvendësdrejtori i këtij institucioni, Yusuf Karabina është arrestuar gjatë rrugës sa ishte duke shkuar në punë, në prani të familjarëve të tij.

Në këtë aksion policor janë arrestuar edhe dy profesorë Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan si dhe Drejtori i Kolegjit në Gjilan, Kahraman Demirez.

Drejtori Gjeneral i “Gulistan”, Mustafa Erdem ishte arrestuar kur kishte shkuar në polici për të marrë informacione për të lartëpermendurit.

Gjithashtu sipas mediave turke është bërë e ditur se është arrestuar edhe profesori turk i kardiologjisë, Osman Karakaya, i cili ishte larguar nga Turqia ngase ishte i përndjekur nga qeverisja Erdogan në Turqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme