Nxënësit e Prishtinës marshojnë për Astrit Deharin

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 09:18 | Nga

Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës sot do të organizojnë një marsh protestues për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Në një njoftim për media dërguar nga një nxënëse e gjimnazit “Sami Frashëri” me emrin Leona Zogiani, thuhet se pjesëmarrës në këtë marsh do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës.

Marshi sipas nxënëses Zogiani, do të fillojë në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme