Nxënësit e shkollës “Elena Gjika” në kryeqytet mësojnë për Epopenë e UÇK-së dhe familjen Jashari

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 09:53 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në të gjitha shkollat në vend ora e parë i është kushtuar Epopesë së UÇK-së, respektivisht rënies së familjes Jashari, raporton Ekonomia Online.

Edhe në Shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, kjo orë ishte sqarimi për nxënësit, të cilët nga mësuesit e tyre me anë të slajdeve u njoftuan për sulmin mbi familjen Jashari në Prekaz me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Mësimdhënësja e nxënësve të klasës së pestë, Fatime Dermaku tha se nxënësit janë informuar më në detaje për këtë ngjarje historike për vendin.

“Po sot në klasën që unë jap mësim ora e parë ka qenë orë historike që u kushtohet kësaj ditë të lavdishme, që edhe nxënësit të jenë më të informuar për këto data historike, dhe përmes slajdeve e pamjeve tu tregojmë luftën heroike të të gjithë ushtarëve tanë”.

Më 5 mars bëhen 23 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij. 

Të ngjashme