Nxënësit marshojnë për Deharin, reagon MAShT-ja

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 14:25 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënës të shkollave të mesme “Xhevdet Doda”, “Sami Frashëri” dhe “Eqrem Qabej” kanë mbajtur marshin me moton “Drejtësi për Astrit Deharin”, i cili vdiq në rrethana ende të pasqaruara gjatë mbajtjes në paraburgim në Qendrën e burgut në Prizren.

Ata kanë thirrur: “Drejtësi për Astritin”, “Unë jam Atsriti”.

“Ne kërkojmë drejtësi dhe dorëheqjen e drejtorit të burgut të Prizrenit dhe instancat tjera, jemi të indinjuar për rastin e Astritit, kërkojmë drejtësi”, ishin thirrjet e nxënësve, raporton Ekonomia Online.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka shprehur shqetësimin për organizimin e kësaj proteste, sikur thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Në shtetin tonë demokratik e drejta e protestës dhe reagimit qytetar është e garantuar dhe secili mund t’i manifestojë shqetësimet dhe kërkesat e veta, por në një shoqëri dhe rend demokratik, subjektet politike duhet ta bëjnë diferencën dhe të mos i instrumentalizojnë nxënësit për hesape politike.Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit dhe askush nuk ka të drejtë ligjore të abuzojë me nxënës.Përfshirja e nxënësve në aktivitete të kësollojshme cenon të drejtat e fëmijëve dhe përbën shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare”, thekson MAShT.

prot-nxen

astrit-dehari astrit-dehari1
marshi3marshi marshi1 marshi2 marshi4

Të ngjashme