Nxënësit në një shkollë në Kamenicë u rikthehen bankave shkollore

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Kamenicës ka vendosur që nga nesër nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kombit” të rikthehen në bankat shkollore.

Ky vendim erdhi nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ku nga data 3 shkurt fillon mësimi në klasa për këtë shkollë.

Njoftimi i plotë:

Nga nesër ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi online në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.

Me anë të këtij vendimi mësimi i rregullt në këtë shkollë do të filloj prej datës 03.02.2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme