Nxënësit përmes vizitimeve bëjnë thirrje për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 15:55 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Green Art Center Prishtina ka organizuar ekspozitë provokuese me klubin e gjelbër të shkollës “Pjetër Bogdani”, për Ditën Botërore të Mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Lorik Muçaj, tha se përmbyllin një ditë të gjatë ku të gjitha institucionet dhe nxënësit kanë realizuar aktivitete për mbrojtjen e mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë thirrje që cdo ditë të ruajmë dhe ta duam tokën.

“Kam kënaqësinë që jam me nxënësit e shkollës Pjetër Bogdani për të përçuar mesazh për mbrojtjen e mjedisit dhe të ruajnë sa më shumë mjedisin”.

“…ne si Green Art Center vazhdojmë të bëjmë thirrje që ta duam tokën dhe që çdo ditë ta konsiderojmë ditë të mjedisit”.

Përderisa nxënësit përmes vizitimeve kanë bërë thirrje për mbrojtjen e mjedisit nga të gjithë.

Edonisa Maqedoni ka kërkuar që mbeturinat të mos hidhen vend e pa vend, duke shtuar se ruajtja e mjedisit është shumë e rëndësishme për shëndetin.

“Për mjedisin duhet të kujdesemi sepse është ndër gjërat kryesore dhe vlen për shëndetin tonë. Ne për ta mbrojtur mjedisin nuk duhet të hedhim mbeturina në vende të pacaktuara. Duhet t’i shtojmë vendet e gjelbëruara sepse kanë rëndësi se shtojnë ajrin e pastër. Ambienti është i rëndësishme për shëndetin tonë”.

“Unë ju kisha bërë thirrje qytetarëve dhe nxënësve të shkollave që të kujdesen për ambientin dhe të mos hedhin mbeturina dhe të jenë të vetëdijesuar për ambiente të gjelbëruara”.

Edhe Olti Sadiku, u ka bërë thirrje bashkëmoshatarëve që të kujdesen për mjedisin.

“Të gjithë qytetarëve ju kisha apeluar ta mbrojnë mjedisin t’i respektojnë rregullat e mos hedhjes së mbeturinave”.

Gjatë ditës janë mbajtur një varg aksionesh në kuadër të kësaj dite.

Lexo më shumë:

Të ngjashme