Nxënësit vërshojnë sallën plenare të Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 11:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënësit e Shkollës “Abdullah Shabani” nga Mitrovica janë pritur nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, në sallën e seancave  ku kanë recituar poezi dhe kanë shprehur mendimet e tyre se si do të duhej të ishte Kosova.

Vlera Ferate nxënëse e klasës së pestë nga shkolla “Abdullah Hoti” tha se institucionet do të duhej të bënin më shumë për fëmijët e varfër, raporton Ekonomia Online.

“Unë do të doja të kishte më shumë paqe dhe biblioteka në vend gjithashtu do të doja që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të shkollohen”, tha ajo.

Altin Tahiri  dhe Edina Shala nxënës në shkollën “Abdullah Shabani” u shprehen se do të duhej të bëhej më shumë në pastrimin e ambientit.

Era Ademi nxënëse e shkollës “Dardania” në Prishtinë tha se Kosova është vend demokratik mirëpo duhet bërë më shumë në zvogëlimin e varfërisë.

“Kosova është një vend demokratik mirëpo duhet të bëjnë më shumë organizata qeveritare në mënyrë që të zvogëlohet varfëria në vend”, tha ai.

Enes Kqiku nxënës i shkollës “Dardania” në Prishtinë tha se duhet të punohet më shumë që qytetarëve tu garantohet jetë më e mirë, raporton EO.

“Duhet të bëhet më shumë në sferën e ekonomisë, industrisë dhe arsimit në mënyrë që të kemi një jetë më të mirë”, tha ai.

Të ngjashme