Nyja e Milotit lehtëson ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 10:55 | Nga

Nyja e Milotit është hapur pak ditë më parë për qarkullimin e mjeteve, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur gjatë këtij sezoni turistik, ndërsa po vazhdon puna edhe për rrugët dytësore.

Punimet në nyjën e Milotit janë një investim i qeverisë shqiptare me një fond prej 1.6 miliardë lekë.

Kjo rrugë është konsideruar një pikë strategjike për trafikun sepse lidh rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës, raporton ATSH.

Punimet në nyjën e Milotit, nisën në muajin korrik të 2018, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.

Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme