“O ma këpute dorën”, plaku vushtrrias i lutet policit t’ia lëshojë dorën pasi u arrestua për maskë

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Një arrestim aspak i këndshëm ka ndodhur në sheshin e Vushtrrisë ku Policia është konfrontuar me fjalë nga një qytetar i moshuar që duket në dhimbje.

Ai dëgjohet derisa bërtet “unë vetë vij,” dhe “ma këpute dorën” pasi polici duket se e mban për dore.

Zyrtari policor e kishte kapur të moshuar derisa priste ardhjen e patrullës tjetër policore.

Një dëshmitar ka treguar se kjo ka ndodhur për shkak të mos-mbajtjes së maskës së pandemisë.

Të ngjashme