Objektet e trashëgimisë kulturore në gjendje jo të mirë, Këshilli s’mund të marrë vendime

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 14:30 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka diskutuar lidhur me gjendjen e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë.

Aty të pranishëm ishin anëtarë të Këshillit Kombëtarë për Trashëgimi Kulturore të cilët dorëzuan një raport të hartuar nga ta i cili sipas tyre tregon gjendjen jo të mirë të trashëgimisë kulturore në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Isuf Koci, nga Këshilli Kombëtarë për Trashëgimi Kulturore, tha se Kosova ka Këshill, por mungon vendimmarrja si pasojë e mungesës së anëtarëve të bordit në këtë Këshill.

“Këshilli për Trashëgimi Kulturore për momentin është pa anëtarë të bordit mirëpo kjo nuk do thotë që Kosova nuk ka këshill ka, por mungon vendimmarrja”.

“Ajo çka duhet me cekë është se ne si institucion nuk kemi bë një raport vetëm për media mirëpo për këtë raport ne kemi ftuar edhe Ministrinë, por edhe juve si komision. Raporti është marrë me projektet që MKRS ka ndarë buxhetin për trashëgimi kulturore”.

Sipas Kocit edhe raporti i hartuar nga ta tregon një gjendje jo të mirë të trashëgimisë kulturore ku edhe si shembull është Kalaja e Novobërdës ku sipas tij, muret e kësaj kalaje kanë filluar të çahen.

“Fatkeqësisht gjendja e trashëgimisë kulturore nuk është e mirë dhe po e nisi këtë argumentim me kalanë e Novobërdës ku atje muret kanë filluar të çahen dhe gjendja është shumë e keqe”.

Drejtoresha e Departamentit për Trashëgimi Kulturore në MKRS, Vjollca Aliu, tha se kjo ministri ka ofruar të dhëna për hartimin e këtij raporti si dhe ka marrë pjesë në hartimin e këtij raporti.

“Kemi ofruar të dhëna për hartimin e këtij raportuar. Artefaktet janë të sistemuara në muzeun e Kosovës dhe janë të ndara”.

Ndërsa të gjeturat e këtij raporti Aliu nuk i konsideron si të sakta.

“Kalaja e Novobërdës na shqetëson edhe neve por është e dëmtuar pjesa fasadore. Ka kompani të pa licencuara që merren me konservim dhe restaurim. Sa i përket raportit ne kemi marrë pjesë, jo nuk pajtohemi që të gjeturat e këtij raporti janë të sakta”.

Sa i përket kullës së Shaban Polluzhës, Aliu tha se aty nuk ka pasur një ndërtesë fare, madje MKRS-ja është obliguar që ta marrë në dorë edhe hartimin e ndërtimit të projektit si shkak që komuna nuk ka ofruar përmbushje të kushteve bazike për hartimin e këtij projekti.

“Kulla e Shaban Polluzhës ka filluar vite më parë por nuk ka pasur një ndërtesë fare ne kemi qenë të obligim. Me zbatuar dhe hartuar projektin”.

“Kemi marrë një projekt nga komuna që nuk i ka përmbushë as kushtet bazike dhe si shkak i kësaj institucionet janë obliguar me marrë përgjegjësi hartimin e këtij projekti”.

Deputetja Teuta Haxhiu nga radhët e AAK-së tha se bashkëpunimi me Këshillit Kombëtarë të Trashëgimisë Kulturore dhe MKRS-së nuk ekziston fare.

“Ka kohë që e kam përmend një mosbashkëpunim e ne kemi dashtë në realitet se a po ekziston ky bashkëpunim e që sipas meje nuk po ekziston”.

Madje Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka formuar edhe një grup pune i cili sipas kryetarit të komisionit, Ismail Kurteshi, do ta mbikëqyrë ligjin për Trashëgimi Kulturore.

“Ne si komision e kemi formuar një grup pune i cili do ta mbikëqyrë ligjin për trashëgimi kulturore ku ky grup do të raportojë në kuvendin e Kosovës për gjendjen e trashëgimisë së Kosovës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme