O’Connell flet për nepotizmin, kështu nuk funksionon shteti

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 13:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot ka folur rreth përgjimeve të zbardhura për punësimet me lidhje familjare e baza partiake në Kosovë. Ai theksoi se punësimi në baza partiake nuk është i mirë dhe e dëmton shtetin.

Këto komente ai i ka bërë pas nënshkrimit të Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për fuqizimin dhe pavarësimin e bordeve të agjencive të pavarura.

“Këtë e kemi dëgjuar edhe tani në përgjimet që janë publikuar. Punësimi i njerëzve për t’i kthyer borxhin dikujt nuk është në rregull, sepse shteti nuk funksion ashtu dhe nepotizmi dhe klientelizmi shkatërrojnë shtetin”, tha ai.

“Ambasada britanike do të financojë një kompani të pavarur e cila do të zgjedhë kandidatët dhe do të rekrutojë personat e kualifikuar”, tha O’Connell.

“Por, Ambasada Britanike nuk do të vendos për juve, sepse ju jeni ata nga i cili populli kërkon që të respektoni dhe të ketë punësime në baza meritore”.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është pyetur nga gazetarët se si do të ndahen punësimet partiake përderisa ai është vetë protagonist i përgjimeve të fundit ku dëshmohen punësimet në baza partiake.

Veseli me këtë rast ka thënë se do të bëhet gjithçka që është mundur për të mirën e vendit, duke i ikur përgjigjes së drejtpërdrejtë. Ai ka thënë se do të punohet në këtë drejtim.

Të ngjashme