Oda Amerikane dhuron veshje për Institutin Special në Shtime

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 12:54 | Nga

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në kuadër të aktiviteteve të saj bamirëse, ka vizituar Institutin Special të Shëndetit Mendor të Shtimes, ku ka dhuruar rroba për banorët e këtij instituti.

“Aktivitetet të cilat kanë për qëllim përkrahjen e kategorisë së shoqërisë e cila gëzon më së paku mbështetje dhe gjithpërfshirje, është e një rëndësie të veçantë për mirëqenien e tyre”, thotë OEAK, nëpërmes një komunikate shtypi.

Kompanitë anëtare të Odës Amerikane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre përmes dhurimit të rrobave janë: NLB Banka, Spitali Amerikan, PwC, Ferronikeli, Rikon, Recura Financials dhe stafi i Odës Amerikane.

Ky është viti i tretë që Oda Amerikane dhuron rroba për Institutin Special të Shtimes, aktivitet ky fillimisht i inicuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Të ngjashme