Oda e Avokatëve shqyrton me dyer të mbyllura vendimin e KGjK-së

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 13:09 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) ka filluar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës “diskutimi lidhur me ndalesën e avokatëve për të hyrë në objektet e gjykatave”.

Kryetari i saj, Osman Havolli, ka njoftuar se mbledhja do të jetë e mbyllur për media, raporton Ekonomia Online.

Përderisa ia ka sqaruar se pas takimit do të bëjë të ditur vendimin në një konferencë për medie.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nëpërmjet një e-maili dërguar të gjithë kryetarëve të Gjykatave Themelore të Kosovës, si dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme u ka dhënë urdhër që të aplikojnë urdhrin e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Kryetari i Gjykatës Themelore Prizren Ymer Hoxha, me datë 08 gusht 2018, kishte lëshuar Urdhër, ku nuk u lejohej hyrja e avokatëve në objektin e Gjykatës pa ftesa, por edhe palëve dhe personave tjerë u ndalohej hyrja nëpër Gjykatë dhe Zyre të gjyqtarëve, pa ftesa apo pa aprovimin dhe lejen e kryetarit të Gjykatës apo pa leje të gjyqtarit.

Sipas njoftimit të dërguar nga Këshilli Gjyqësor, sqarohet se në mbledhjen e mbajtur me datë 27 dhjetor 2018, Këshilli ka shqyrtuar kërkesën e Arianit Salihut, ushtrues detyre i Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

Këshilli Gjyqësor ka vlerësuar se Vendimi i Kryetarit Ymer Hoxha, në lidhje me kufizimin e qasjes së avokatëve dhe palëve në objektin e gjykatës pa ftesa apo pa leje, është në përshtatshmëri me Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave dhe nën kompetencën e kryetarit të Gjykatës, thuhet në njoftim.

Andaj Këshilli Gjyqësor i ka rekomanduar që të njëjtin vendim ta praktikojnë edhe nëpër të gjitha Gjykatat tjera.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) mban mbledhje të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur "me ndalesën e avokatëve për të hyrë në objektet e gjykatave”

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, January 5, 2019

Lexo më shumë:

Të ngjashme