Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, për nder të Ditës Botërore të Turizmit ka mbajtur një tryezë të diskutimit

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, sot për nder të Ditës Botërore të Turizmit ka mbajtur një tryezë të diskutimit.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite ishte për të nxitur ndërgjegjësimin në mesin e komunitetit ndërkombëtar për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike.

Tema e diskutimit në këtë tryezë ishte: Turizmi rural: mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë.

Panelistë të takimit bashkë me kryetarin e OHTK-së prof. Hysen Sogojeva ishin edhe Prof. Petrit Hasanaj njëherish edhe dekan i fakultetit të Turizmit dhe Hotelierisë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara/ Ferizaj, Afrim Fushtica nga shoqata Prof. Afrim Tejeci nga Oda Afariste e Prizrenit dhe të tjerë të ftuar, të cilët dhanë një kontribut në shënimin e kësaj dite të rëndësishme për turizmin.

Turizmi rural ashtu edhe siç u potencua nga të pranishmit përqendrohet në pjesëmarrjen aktive në një mënyrë jetese rurale. Mund të jetë një variant mes agroturizmit dhe ekoturizmit. Shumë fshatra mund të lehtësojnë turizmin rural sepse shumë fshatarë janë mikpritës dhe të etur për të mirëpritur ndonjëherë edhe vizitorë dhe për të promovuar historinë e atij fshati, traditat, zakonet e ushqimet tradicionale.

Të ngjashme