Oda e Noterëve shënon 5-vjetorin e themelimit

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 06:43 | Nga

Për nderë të 5 vjetorit të themelimit, Oda e Noterëve e Kosovës (ONK) organizon konferencën me temën “5 Vite të Sistemit Noterial në Kosovë, sfidat, arritjet dhe objektivat e ONK-së.

Pjesëmarrjen në këtë ngjarje e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë shtetërorë, personalitete nga rajoni, Evropa e me gjerë, përfshirë edhe presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, José Marqueño de Llano, njofton ONK.

Iniciativat e para për krijimin e shërbimit noterial në Kosove janë dhënë pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë por vetëm në vitin 2007 janë materializuar këto veprime, kurse në vitin 2008 është miratuar Ligji Nr. 03/L-010 për Noterinë. Kurse, në Maj të vitit 2012 është funksionalizuar shërbimi noterial në vendin tonë.

Kontribut shumë të madh në funksionalizimin e shërbimit të noterisë ka dhënë Qeveria Zvicerane duke e kontraktuar Institutin Zviceran për Studime të Avancuara të Noterisë (I-H-N) për ta funksionalizuar shërbimin e noterisë në Kosovë. I-H-N ka mbajtur trajnime për të gjithë noterët, ka organizuar provimin e noterisë, si dhe ka dhënë një kontribut krucial në infrastrukturën ligjore noteriale.

Domosdoja që të jetësohet shërbimi noterial në vendin tonë ka ardhur nga rrethanat juridike të sistemit të drejtësisë dhe rrethanat ekonomike e sociale. Kështu, le ta trajtojmë pak rrethanën juridike të kësaj domosdoje.

Sistemi gjyqësor për një kohë të gjatë është cilësuar si jo adekuat dhe jo efikas për kryerjen e disa shërbimeve juridike që tashmë kryhen nga noterët, e gjithë kjo ngase gjykatat nuk janë të specializuara në këtë fushë dhe ngarkohen shumë me punët jokontestimore dhe administrative. Ndërsa, rrethana ekonomike dhe sociale përkon me atë që qytetarët mund t’i marrin më lehtë shërbimet para noterëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme