Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ndan dhurata për festat e fundvitit

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ndau rreth 250 dhurata për fëmijët e verbër në Pejë, SOS Fshatin, Klinikën Infektive, Kirurgjinë dhe Pediatrinë me rastin e festave të fundvitit. Këto u realizuan në bashkëpunim me Presidenten Jahjaga, Al-Trade Center dhe Telegrafi, në vizita përkatëse.

Për të dytin vit radhazi, Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ndanë dhurata për fëmijët e verbër, studentë të Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë. Gjatë kësaj vizite, stafi i Qendrës Burimore “Xheladin Deda” informoi Odën Amerikane dhe Presidenten Jahjaga mbi sfidat e shumta me të cilat ata përballen, përfshirë këtu nivelin e ulët të mundësive për punësim për këtë grup, si dhe nevojën për më shumë staf dhe pajisje për të mbështetur aktivitetet e tyre në krijimin e kushteve më të mira për studentët e kësaj qendre.

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane ka mbështetur edhe më parë zhvillimin e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda”, duke dhuruar tre makina të shkrimit Braille.

Ndërsa, në një iniciativë tjetër të organizuar bashkërisht nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Al-Trade Center dhe Telegrafi, mbi 200 dhurata u ndanë për fëmijët e SOS fshatit, klinikës infektive, kirurgjisë dhe pediatrisë në SHSKUK

Të ngjashme