Oda Ekonomike e Kosovës fuqizon partneritetin me partnerët nga Austria

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, në takime të ndara në Viene me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Odave të Ballkanit Perendimor, Odës Ekonomike të Austrisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë,për përkrahje të sektorit privat dhe avancimit të rolit të Odave Ekonomike në përfaqësimin e sektorit privat Kryetari Rukiqi takoj HaraldMahrer, homologun e tij nga Oda Ekonomike e Austrise.

Mes të tjerash Mahrer premtoi se Oda Ekonomike e Austrise, do të jetë akter kyq në procese treformuese dhe në ngritjen e kapaciteteve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odave ekonomike nga vendet tjera të regjionit, veçanerisht në fushen e arsimit profesional dhe dixhitalizimit.

Harald Mahrer do të vizitoj Kosovën në muajt ne vijim.
Gjithashtu Kryetari Rukiqi u takua edhe me Ministren e Jashtme teAustrisë, znj. Karin Kneissl. Ku diskutuan për përkrahjen ekonomike të Austrisë për Ballkanin Perendimor, përfshire edhe Kosovën, në partneritet të drejtperdrejtë me Oden Ekonomike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme