Oda Hotelierisë reagon: Nuk po kërkojmë mbajtjen e dasmave

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar pas qarkullimit të një lajmi kinse kjo Odë po kërkon mbajtjen e dasmave.

OHTK përmes një shkrimi në Facebook ka demntuar këto lajme, duke thënë se janë deklarata të vitit të kaluar.

Reagimi i plotë:

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës reagon ndaj disa portaleve tona të cilat po qarkullojnë me disa lajme jo të vërteta.

Bëhet fjalë për drejtorin e departamentit të Estradës pranë OHTK-sē z. Afrim Muçiqi, për të cilin po bëjnë postime të rrejshme kinse z. Muçiqi po kërkon mbajtjen e dasmave!

E krejt këto sigurisht që i bëjnë vetëm për disa shikime dhe like.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ju bën me dije që këto lajme të cilat po qarkullojnë tani janë të vitit 2020 në kohën kur bizneset e tjera funksiononin përveq sallave të dasmave.

Lusim të gjitha mediet/portalet tona në këtë gjendje kaq të rënduar mos të merren me lajme dhe informacione jo të vërteta, por të mundohemi bashkarisht të dalim nga kjo situatë!

Të ngjashme