OEK paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme pas vendosjes së masave nga Qeveria

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Pas vendosjes së masave nga Qeveria e Kosovës për mbylljen e bizneseve afariste, Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Siç thuhet në ftesën e tyre kjo konferenca do të jetë e përqendruar në situatën dhe masat e fundit që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Konferenca do të fillojë nga ora 16:00 dhe ngjarja do të mbulohet nga Ekonomia Online.

Të ngjashme