OEK-u nis kontingjentin e parë të ndihmave për në Shqipëri

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 11:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka nisur kontingjentin e parë të ndihmave për të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka shprehur ngushëllime familjarëve të prekur nga ky tërmet. I pari i OEK-ut ka falënderuar të gjitha kompanitë që kanë kontribuar për grumbullimin e këtyre ndihmave.

“Kjo pjesa që ne po bëjmë është përpjekje simbolike që ne të bëjmë sanimin e gjitha pasojave dhe normalisht edhe tejkalimin e një situate emergjente”.

“Unë i falënderoj kompanitë që ju kanë bashkëngjit edhe këtij aksioni të Odës Ekonomike në forma të ndryshme edhe ata që kanë shkuar individualisht, por edhe këta sot në mënyrë të organizuar në këtë konvojë”, ka thënë Rukiqi.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme