OJQ AKTIV: Kosova dhe Serbia po dëmtojnë nxënësit në Luginë

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 13:02 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

OJQ AKTIV nga Mitrovica e veriut ka organizuar tryezën lidhur me bllokadën rrjedhëse e distribuimit të librave për mësimin të cilën e kanë ndërmarr pushtetet në Serbi dhe në Kosovë në vendkalimet kufitare.

Sipas një hulumtimi të kësaj organizate institucionet e Kosovës bllokojnë dërgesat e rregullta të cilat përmbajnë materiale mësimore për shkolla serbe në Kosovë.

Drejtuesit e kësaj OJQ-je theksuan se nga viti 2016 janë ndaluar dërgesa të shumta të materialit dhe librave mësimorë të dedikuar shkollave serbe.

“Kjo politikë ka filluar si masë e reciprocitetit pasi që Beogradi ka ndaluar dërgesën e librave mësimore në gjuhën shqipe nga Prishtina dedikuar nxënësve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Me vendimin e Serbisë janë prekur 7 735 nxënës në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Ndërsa me vendimin e Kosovës janë prekur 17 797 nxënës në tërë Kosovën”, thuhet në hulumtim.

Ndërkaq kundër këtyre ka folur Jonuz Musliu, kryetarit i Këshillit kombëtarë ku ka thënë se nuk është e vërtet se në Luginë janë të prekur vetëm 7.735 por janë të prekur 10.136 nxënës. “Serbia nuk është zhvesh ende nga e kaluara Serbia nuk e ka bërë një realitet për zgjidhjen e problemit”.

Musliu më tej tha se nuk janë kundra që nxënësit në Kosovë të mësojnë në gjuhen e tyre, por tha që për këtë çështje të ketë reciprocitet. Usmen Baldzi, zëvendësministër i MAShT-it tha se janë të vetëdijshëm që Ministria e Arsimit nuk mund të sigurojë libra në gjuhën serbe. Megjithatë ai tha se janë kundër që të ndalohen librat në në gjuhën serbe.

“Libri është një thesar nga i cili nxjerrët dija dhe jemi të vetëdijshëm që ky libër për fëmijët në Kosovë vetëm do t’i ofrojë arsim dhe do të forcojë integrimin e tyre në shoqërinë kosovare, prandaj nuk është mirë të ndalohen librat në gjuhën serbe”.

Avokat i Popullit, Hilmi Jashari theksoi se pavarësisht problemeve politike në raport me shtetin serb dhe pavarësisht një parimi ndërkombëtarë që ka të bëj me reciprocitetin, do të duhej të merreshin vlerësimet dhe rekomandimet të cilat janë dhënë nga komiteti i konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

“Nuk duhet harruar që ky instrument është i fuqizuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe është në mesin e tetë konventave të cilat kanë përparësi zbatimi qoftë edhe nëse kur ligjet vendore mund të jenë në kundërshtim me këto standarde”, tha ai.

Të ngjashme