OJQ-të kërkojnë fillimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 11:22 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata jo-qeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në partneritet me organizatën Save the Children – zyra në Kosovë,  kanë organizuar aktivitet kreativ “Kutia postare e fëmijëve për qeverinë”, ku letrat e dërguara nga fëmijët do të ju dorëzohen institucioneve qeveritare që ato të fillojnë menjëherë implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës qe ka hyrë në fuqi me datën 17 korrik të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij ligji dhe kërkesat e fëmijëve përmes kutisë postare jo vetëm të lexohen por edhe të zbatohen ashtu që fëmijët të ndjejnë menjeherë mbrotjen, sigurinë dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti.

Naser Lajqi nga OJQ Syri i vizionit, tha se ata në Qeveri kanë dërguar mesazhe të fëmijëve nga e gjithë Kosova, ku kërkojnë zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

 “Kemi sjellë porosi të fëmijëve nga komuna të ndryshime lidhur me zbatimin e ligjit për fëmijë. Ku e kemi përçuar mesazhin për këtë te Qeveria.

Veton Kryeziu nga Save the Children, tha se kanë punuar në avokimin që ky ligj të fillojë së zbatuari.

“Kemi punuar vazhdimisht për avokim dhe të ngrisim vëmendjen tek Qeveria për të punuar drejtë kalimit të këtij ligji ne Parlament. Është e rëndësishme që fëmijët të rriten në një ambient të mirë e pa dhunë.

Përpos, dorëzimit të letrave nga fëmijët përmes kutisë postare për qeverinë do të lansohet edhe video promovuese e Ligjit për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të informimit dhe vetëdijësimit të gjithë shoqërisë që tashme shteti mbron fëmijet nga dhuna dhe ndëshkimi trupor në çdo ambient.

 Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”  i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.

Të ngjashme