OJQ-të kërkojnë nga deputetët të mos e votojnë Projektligjin që rregullon funksionim e tyre

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 10:23 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e nisjes së sesionit pranveror të punës së Kuvendit, rreth 300 organizata të shoqërisë civile janë bashkuar para Kuvendit për t’i takuar dhe informuar deputetët për problemet që ka versioni aktual i Ligjit që rregullon unë e tyre.

Ata kanë paralajmëruar për pasojat në rast të miratimit të Ligjit, pa adresim të kërkesave të shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Në këtë aktivitetet informues dhe simbolik janë shpërnda info-grafika që shpjegojnë problemin kryesor të Ligjit për OJQ, dhe posterë përmes të cilëve u kërkua ndalja e vjedhjes së kapitalit të organizatave të shoqërisë civile.

Taulant Hoxha, drejtor i Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, tha se nëse ky Projektligj kalon atëherë do të jetë padrejtësi.

“Jemi këtu për të kërkuar nga deputet që të parandalohet vjedhja e kapitalit që po u bëhet Organizatave Joqeveritare”.

“Sot deputetet e kanë mundësin ta parandalojnë një gjë të tillë. E kemi taku një grup të deputeteve dhe e kanë pranuar kauzën tonë”, tha ai.

Më 7 nëntor 2018, Kuvendi ka miratuar Ligjin e ri për OJQ, me shumë ndryshime të momentit të fundit që e rrezikojnë funksionimin e sektorit joqeveritar dhe tjetërsimin, respektivisht vjedhjen e kapitalit të organizatave të shoqërisë civile, raporton EO.

Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar që Ligji të kthehet në Kuvend, kërkesë kjo që është realizuar me 23 nëntor të vitit të kaluar 2018.

Të ngjashme