OJQ-të kundërshtojnë ndërtimin e murit në Veri

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 12:56 | Nga

Disa organizata joqeveritare sot kanë zhvilluar një performancë në Mitrovicë në shenjë mospajtimi për murin që po ndërtohet atje.

Aksioni ka ndodh pikërisht te vendi ku po ndërtohet ky mur i cili sipas këtyre organizatave është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.

Ky aksion është zhvilluar nga rrjeti i organizatave “Avonet”, “Etika”, “Demokracia”, “VLD”, “EACE”, “KDN”, “Elita-H” dhe “PRSH”, raporton Klan Kosova.

Në fjalimet e tyre, ata thanë se janë kundër ndërtimit të mureve ndarëse.

Më tutje treguan se shkuar nga Ferizaj në Mitrovicë për të protestuar, pasi siç thanë ata në Ferizaj nuk ekzistojnë mure ndarëse ndaj komuniteteve.

Ata kanë vendosur edhe disa fleta të bardha përmes të cilave kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth ndërtimit të këtij muri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme