OMK dhe FSSHK diskuton rreth problematikës së Ligjit për nivelizimin e pagave

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 15:37 | Nga

Kryetarët dhe nënkryetarët e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës janë takuar me Odën e Mjekëve të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth problematikës së Ligjit për nivelizimin e pagave dhe përcaktimit të koeficientit sipas nivelit profesional dhe menaxherial.

Në vazhdën e diskutimit, në këtë takim u morr qëndrim i përbashkët i OMK-së dhe FSSHK-së, që të punohet bashkërisht në revidimin e Ligjit për Shëndetësi. Poashtu, në koordinimin e aktiviteteve në drejtim të mbrojtjes institucionale për profesionistët shëndetësor që ushtrojnë veprimtarinë mjekësore në institucionet shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Që të dyja këto institucione u zotuan që në të ardhem të dalin njëzëri për çështjet që janë në interes të mjekëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme