Operacioni Call Center: Policia konfiskon rreth 1.7 milionë euro, 9 vetura dhe ngrinë afër 700 mijë euro nëpër banka

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontroll në disa lokacione në lidhje me mashtrime me “Call Center”.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.

“Në total (nga dita e operimit deri më sot) janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar si prova materiale: 9 vetura të ndryshme, 1.690.050.00 € kesh para, dhe 697.471.87 € janë ngrirë nëpër banka”, thuhet në raport.

Policia thotë se ky rast është duke u hetuar.

Ky rast njihet si rasti i mashtrimeve me ‘Call center’, ku nga një bashkëpunim i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Gjermanisë, kanë arritur që të kapin personat e dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme