Operohet Kryemyftiu Naim Tërnava, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava i është nënshtruar një operimi para dy ditësh.

Lajmin e ka konfirmuar Ahmet Sadriu zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se kryemyftiu ende është në spital.

“Po është operuar, gjendjen shëndetësore e ka të mirë. Ende është në mbikëqyrjen e mjekëve”, ka thënë Sadriu për Reporteri.net.

Kujtojmë se myftiu Tërrnava ishte operuar edhe para dy vitesh. 


Të ngjashme