Ora policore në Pejë, qytetari nuk lejohet të kthehet nga puna në shtëpi

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19, disa qytetarëve po u shkakton vështirësi në kryerjen e obligimeve të përditshme.

Kështu në dalje të qytetit të Pejës, përkatësisht në rrugën që lidh me magjistralen Pejë-Prishtinë, një qytetar është ankuar se nuk po lejohet të kthehet në shtëpi.

Ai tha se udhëton çdo ditë për punë.

“Po i thojmë Armendit mos po na paguan ndonjë natë në hotel, a mos po na shtin këta policët bile në burg a ndonjë send se kështu nuk  bën, ne duam të punojmë , duhet me hangër buke…”, tha ndër tjerash ai për RTV21.

Të ngjashme