Orari i ri i lëvizjes, fillon nga sot deri më 18 maj

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Që nga dita e sotme e deri më 18 maj do të ndryshojë orari i lëvizjes së qytetarëve.

Që nga sot, pra 4 maji, masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës duke e parë që numri i rasteve të reja me coronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

Në masat e reja që ka vënë MSH-ja, faza e parë do të fillojë nga data 4 maj (sot) e deri më 18 maj.

Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.3 në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Më poshtë ju sjellim oraret e qarkullimit të lëvizjes. 

Të ngjashme