ORCA: Agjencia “Kundër” Korrupsion i asiston Ujkan Bajrës të punësohet në UP

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 11:57 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur aksion për denoncimin publik të korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion të Kosovës (AKK) për emërime me konflikt interesi në Universitetin e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Dibran Hoxha nga kjo organizatë tha se para dy ditësh UP-ja e ka avancuar në pozitën profesor asistent Ujkan Bajrën, i cili deri para 6 muajsh ka qenë kryesues i Këshillit Drejtues në të njëjtit institucion.

Sipas tij, nëse personi i avancuar të mos quhej Ujkan Bajra, ky rast do përbënte konflikt interesi, duke shtuar se kjo Agjencia po ai mundëson atij që të avancohet kunërligjshëm në UP.

Ai ka sqaruar se kur Rektori i UP-së ka kërkuar interpretim për rastin e Ujkan Bajrës Agjenci Kundër Korrupsion ka dhënë një interpretim krejt ndryshe për temën e njëjte dhe sipas tyre, Ujkan Bajrës i lejohet të jetë i emëruar apo punësuar në UP.

“Institucioni që qëndron prapa meje a është Agjencia Kundër Korrupsion, apo Agejncia Pro Korrupsion? Para dy ditësh në mbledhjen e 21-të të Senatit të Universiteti të Prishtinës është avancuar në pozitën profesor asistent një person i cili deri para 6 muajsh ka qenë kryesues i Këshillit Drejtues në të njëjtit institucion, madje një person destruktiv që ka penguar procese të caktuara brenda UP-së. Sikur ky person të mos quhej Ujkan Bajra, ky rast do përbënte konflikt interesi”.

Sipas tij, Ligji për Parandalimin e Konflitkit të Interesit në pikën 1.2. të nenit 18 thotë qartë, pa asnjë mundësi interpretimi se kjo nuk lejohet.

“Në një interpretim që dikush përmes e-mailit i ka kërkuar të ashtuquajturës Agjenci Kundër Korrupsion në lidhje me: nëse një anëtar i Këshillit Drejtues i Universiteteve publike ka te drejte te punësohet për herë të parë në të njëjtin Universitet si mësimdhënës gjatë kohës kur ai person është anëtar i KD apo pas përfundimit të mandatit, e ashtuquajtura Agjenci Kundër Korrupsion e ka interpretuar kategorikisht si shkelje të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe konflikt interesi nëse një person punësohet, emërohet, apo atë e lidhin interesa të ngushta me institucionin të cilin e udhëheq apo e ka udhëhequr”.

“Më lejoni të theksoj që Ligji për Parandalimin e Konflitkit të Interesit në pikën 1.2. të nenit 18 thotë qartë, pa asnjë mundësi interpretimi se kjo nuk lejohet. Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në nenin 18 të këtij Ligji ka përcaktuar kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike, e që këto kufizime vlejnë edhe për Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit; 1.      Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë: 1.2. të përfshihet në marrëdhënie kontraktore, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik”.

“Si ka mundësi që interpretimet e të ashtuquajturës Agjenci Kundër Korrupsion, kur kërkohen si parime të përgjithshme juridike janë kaq korrekte dhe të qëndrueshme ligjërisht, ndërsa kur bëhet fjalë për persona specifik, si rasti i Ujkan Bajrës, ato ndryshojnë tërësisht, duke u kthyer në interpretime kundërthënëse për çështje të njëjtë ligjore”.

Ai shtoi se presin nga Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit që sipas kompetencave të nisë proceduarat e hetimit të këtij vendim skandaloz të Agjencisë.

“Ne nuk e dimë se çfarë lidhje direkte apo të tërthorta ka përdorë Ujkan Bajra që organin të cilin e legjitimon Kuvendi i Kosovës ta kthej në favor e tij, por, ne e dimë me siguri, se është detyrë e Kuvendit, për më tepër e shumicës parlamentare që të merret urgjentisht me këtë organ që korrupsionin po e legalizon në institucionet publike të Kosovës”.

“Presim nga Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit që sipas kompetencave të tija të përcaktuara në nenin 14 të ligjit për AKK të nisë proceduarat e hetimit të këtij vendim skandaloz të Agjencisë, pasi të vërtetohet interpretimi kundërthënës/ambivalent i këtij organi, të inicohet menjëherë procedura për shkarkimin e drejtuesit të Agjencisë dhe vartësve të tij të përfshirë në këtë skandal”.

Ai i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë që të fillojë hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton EO.

“Po ashtu i bëjmë thirrje Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi që të autorizojë hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për zyrtarët e të ashtuquajturës Agjenci Kundër Korrupsionit të cilët siç duket po u kryejnë favore personave të caktuara në kundërshtim me ligjin”.

Sipas tij, ORCA do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike derisa Senati i UP-së t’ia heq titullin e dhënë Ujkan Bajrës.

Të ngjashme