ORCA dhe akterë të arsimit të lartë diskutojnë për akreditimin

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

ORCA ka organizuar një tryezë me temën “Akreditimi në Kosovë – Sfidat dhe Planet”. Në këtë tryezë morën pjesë shumëakterë të arsimit të lartë, duke përfshirë përfaqësuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe studentë.

Në këtë tryezë, ORCA ka prezantuar një letër informuese për procesin e akreditimit në Kosovë, bazuar në monitorimet e saj të mbledhjeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (bordi i Agjencisë të Kosovës për Akreditim). Gjithashtu, anëtarë tëKShC-së prezantuan punën e tyre gjatë vitit të fundit, dhe sfidat me të cilat përballen ata, lidhur me akreditimin, monitorimin, dhe ankimimin e vendimeve të tyre për programet e institucioneve të arsimit të lartë.

Për sa i përket çështjes së Komisionit të Ankesave i cili së fundmi ka dalë nga kompetencat e veta duke kryer praktikisht akreditim në Kosovë, ORCA ritheksoi qëndrimin e saj se i vetmi institucion kompetent për kryerjen e akreditimit në Kosovë mbetet Këshilli Shtetëror i Cilësisë i votuar nga Kuvendi i Republikës me 76 vota dhe i përcaktuar me Ligjin për Arsimin e Lartë. Ky qëndrim u përkrah nga shumica e pjesëmarrësve, dhe nuk pati kundërshtime.

Të ngjashme