ORCA: Gjakova del e dyta me integritet akademik

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, tha të martën se Departamenti i Drejtësisë nuk ka gjetur dëshmi për manipulim të gjerë me vota gjatë zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar, ndonëse presidenti në largim, Donald Trump, po vazhdon të këmbëngulë në pretendimet e tij për parregullsi në këtë proces.

Komentet e zyrtarit të lartë ligjor erdhën në kohën kur avokatët zyrtarë dhe jozyrtarë të Trumpit dorëzuan ankesa të reja ligjore për ta sfiduar në gjykata fitoren e kandidatit demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Kryeprokurori Barr, i cili shpesh është akuzuar nga Demokratët për politizim të sistemit të sundimit të ligjit, i tha agjencisë “Associated Press” se prokurorët nuk kanë gjetur dëshmi që do t’i mbështesnin pretendimet e Trumpit se zgjedhjet presidenciale kanë qenë plot me manipulime.

“Deri më tani, ne nuk kemi parë manipulime në atë shkallë që do të mund të sillte rezultat tjetër në zgjedhje”, tha ai për gazetarët.

Pretendimet e pabazuara të Trumpit vazhdimisht janë hedhur poshtë edhe nga zyrtarë të tjerë federalë. As udhëheqësit e fushatës së tij nuk kanë pasur ndonjë sukses të dalluar në dhjetëra raste që janë duke u trajtuar nga gjykatat, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Shumica e shteteve kyçe tashmë i kanë certifikuar rezultatet dhe fitorja e Bidenit deri më tani asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje zyrtarisht.

Të ngjashme