ORCA prezanton ekspozitën “Plagjiatura e ministrit të Arsimit”, paralajmërohen protesta

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 12:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka mbajtur ekspozitën me titull “Plagjiatura e Ministrit të Arsimit”, raporton Ekonomia Online.

Rron Gjinovci, nga kjo organizatë, përmendi 19 punimet shkencore që ministri kishte bërë ku vetëm për një punim duhet 6 muaj deri në një vit për ta përfunduar.

Në këtë rast, Gjinovci tha se nuk përjashtohen protestat ku do të kërkojnë nga ministri Likaj të japë dorëheqje.

“Pas një pune 3 vjeçare ku përfshihet Ramë Likaj kemi vendosur ta organizojmë një ekspozitë  plagjiaturë”.

Gjatë hetimit që kanë bërë, Gjinovci tha se kanë  parë që revistat e tyre janë mashtruese, raporton EO.

“Këtu në eksponatin e parë  është punim i  kopjuar duke mos u cituar pjesa e parë. Eksponati numër tre është plagjiaturë që përmban disa fjali ku gjuha angleze është e mjerueshme”.

Ai ftoi të qytetarët të shikojnë këto eksponate ku ministri Ramë Likaj është përfshirë në plagjiaturë.

“…kjo është një katastrofë sepse mbrëmë ministri foli për punën  20 vjeçare. Dikush për plagjiaturë nuk duhet të vazhdojë punën më”.

Të ngjashme