ORCA publikon emrat e personave që mashtruan me avancime, ndër ta edhe dekani i Ekonomikut But Dedaj

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 12:02 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një aksioni simbolik ka paraqitur disa të dhëna dhe emrat e personave të përfshirë në një skemë mashtrimi të avancimeve akademike që janë në proces gjatë këtij muaji, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, tha se janë duke i përcjellë avancimet dhe është një revistë shkencore e cila është fiktive dhe në të cilën ka edhe staf që presin të avancohet.

“ORCA është duke përcjellur me vigjilencë dhe është duke marrë ankesa të ndryshme lidhur me procesin e avancimeve. Një ankesë që ka mbërri tek ne është nga një kandidate në Fakultetin Ekonomik nga Albana Berisha-Qehaja e cila i ka ngritur disa dyshime të cilat ne i kemi vërtetuar. Kemi vërtetuar që në Fakultetin Ekonomik ka publikime të kandidatëve që po duan të avancohen tash në një revistë mashtruese. Me datën 8 nëntor i është shkruar një e-mail personit kontaktues “Internacional Journal searchsocial and sienc” nga një person fiktiv i quajtur Andrra Qielli nga një universitet fiktiv “Triumf University” në Tiranë”.

Sipas Gjinovcit, ORCA gjatë hulumtimit ka parë që ka edhe staf të cilët janë duke pritur të avancohen që kanë publikuar në këtë revistë fiktive, e ndër ta është edhe dekani i Fakultetit Ekonomik But Dedaj.

“ORCA ka zhvilluar edhe më tutje hulumtuar edhe më tutje dhe ka vërejtur që ka edhe kandidatë që kanë publikuar në këtë revistë, është dekani i Fakultetit Ekonomik But Dedaj, i cili pret me u avancu gjatë këtyre avancimeve dhe një kandidate tjetër Sevdije Alshiqi e cila e ka veç një punim në këtë revistë dhe e cila ka marrë rekomandim me u avancu si profesoreshë asistente”.

 ORCA ka kërkuar nga senati i UP-së që të mos merr për bazë në avancim të profesorëve punimet në këtë revistë.

“ORCA i kërkon senatit që ta largojë këtë revistë si revistë e dyshimtë dhe punimet që janë publiku aty mos me u marrë parasysh gjatë avancimeve”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme