Organizata Anibar sjellë hulumtimin: “Situata me Kulturën në Pejë- Një Përcepsion Publik”

Peje | 18 Mar 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Organizata Anibar ka sjell hulumtimin më të fundit me temën “Situata me Kulturën në Pejë – Një Përcepsion Publik”, hulumtim ky i cili ka për qëllim matjen e përshtypjeve të banorëve të komunës së Pejës në raport me gjendjen kulturore në këtë komunë.

Autorët, Granit Karagjyzi dhe Zana Ramovic kanë synuar që përmes këtij raporti të transmetojnë qartësisht nevojat, mungesat dhe kërkesat e banorëve mbi atë që konceptohet si kulturë dhe jetë kulturore.

Komunikata e plotë:

Organizata Anibar sjellë hulumtimin: “Situata me Kulturën në Pejë – Një Përcepsion Publik” i cili ka për qëllim matjen e përshtypjeve të banorëve të komunës së Pejës në raport me gjendjen kulturore në këtë komunë.
Autorët, Granit Karagjyzi dhe Zana Ramovic kanë synuar që përmes këtij raporti të transmetojnë qartësisht nevojat, mungesat dhe kërkesat e banorëve mbi atë që konceptohet si kulturë dhe jetë kulturore.
Për realizimin e këtij studimi është përdorur kryesisht metoda kuantitative, përmes pyetësorit të standardizuar me 16 pyetje, ku si mostër janë përzgjedhur 150 respodentë nga 10 zona në komunën e Pejës, duke përfshirë zonat urbane dhe ato rurale.
Humumtimi në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Komunitet i Fuqizuar përmes Artit dhe Kulturës” i cili mbështetet nga Goethe-Institut.
Versionin virtual të këtij raporti në të dyja gjuhët mund ta gjeni në vegëzat në vijim:
Shqip: https://anyflip.com/xjjai/idet
English: https://anyflip.com/xjjai/javz

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme