Organizata Germin lanson fushatën “Diaspora Voton”, u bën thirrje mërgimtarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Organizata Germin lanson fushatën “Diaspora Voton”, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit që të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës në afatet e përcaktuara nga KQZ-ja, përcjell Ekonomia Online.

Afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor është nga 13 deri më 21 janar në orën 18:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

Më poshtë komunikata e plotë e Gremin:

Sot, me datën 13 janar 2021, kur edhe fillon periudha e regjistrimit për votimin përmes postës, GERMIN lanson fushatën “DIASPORA VOTON”.

Organizata GERMIN u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit që të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës në afatet e përcaktuara nga KQZ e që janë 13 deri më 21 janar në orën 18:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

Për të lehtësuar edhe më tej këtë proces, GERMIN ka përgatitur dy dokumente:

Qysh me u regjistru për votim nga diaspora?

Pyetjet më të shpeshta rreth votimit me postë?

Vota e diasporës ka qenë dhe është e rëndësishme për demokratizimin e vendit. Qytetarët jashtë vendit e kanë të garantuar me ligj të drejtën e votës sikur të gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë, prandaj është shumë i rëndësishëm ushtrimi i kësaj të drejte, e cila ndikon drejtpërdrejt në legjitimitetin e të zgjedhurve në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe përfaqësimin e interesave të diasporës në të.

Periudha e aplikimit për regjistrim është shumë e rëndësishme, në mënyrë që më pas të votoni.

Nëse keni nevojë për informata shtesë rreth mënyrës së votimit nga diaspora, lehtësimeve dhe të tjera, ekipi i GERMIN mbetet i gatshëm dhe i qasshëm në çdo kohë deri në përfundim të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 14 shkurtit.

Për pyetje apo informata shtesë ju lutem a kontaktoni në:

[email protected] dhe në numrin e telefonit: 00 383 49 54 25 25 (edhe në WhatsApp).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme