Organizata “Ta Pastrojmë Kosovën” realizon aksion pastrimi dhe mbjellje fidanësh në Suharekë

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 15:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Ta Pastrojmë Kosovën” me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit ka organizuar aksion pastrimi dhe mbjellje fidanësh në qytetin e Suharekës, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj deklaroi se situatë në këtë komunë është në gjendje të keqe, pasi tha ai se ende qytetarët nuk janë vetëdijesuar për mbrojtjen e ambientit.

Hasanaj potencoi se po ashtu edhe komunat po hezitojnë të punojnë, por tha ai se kjo fushatë do të vazhdoj edhe në komunat e tjera deri më 19 shtator, fushatë kjo e cila do të zgjasë katër muaj.

“Kemi gjetë një bashkëpunim prej komunës sa herë kemi dashur të organizojmë fushata vetëdijesimi komuna ka qenë aty me të gjitha kërkesat që kemi pasur. Kemi raste kur komunat kanë hezituar të bashkëpunojnë. Këtu në lokacionin ku jemi është për të ardhur keq sepse ende kemi qytetarë të cilët i janë akoma të pavetëdijshëm për pastrim”.

“Ne do të vazhdojmë edhe në komuna të tjera deri me 19 shtator. Fushata do të jetë katër mujore dhe shpresojmë komuna të marrë masa ta ruajnë ambientin”, tha Hasanaj.

Kryetar i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se në këtë komunë është caktuar një lokacion për grumbullimin e mbeturinave, derisa tha se do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim për shëndetin e qytetarëve.

 “Në Suharekë është caktuar një loakacion për grumbullimin e mbeturinave të ngurta. Nuk jemi të kënaqur por do të vazhdojmë të punojmë. Kjo është shëndet për qytetaret tanë. Në Suharekë jam i kënaqur me qytetarët dhe sjelljet e tyre. Kemi zbatuar të gjitha rekomandimet nga IKShP dhe ministria. Momentalisht i kemi dy raste sot përfundon afati dy javor. Te tjerë nuk kemi. Ne po e përmbyllim fazën e trete pa asnjë rast me Coronavirus”.

“Pandemia na ka shkaktuar dëme sepse bizneset dy muaj nuk kanë punuar. Humbjet më të mëdha janë te Gastronomia. Të gjitha fshatrat ka dëme kemi një komision të përbashkët me ministrinë e Bujqësisë. Kemi dërguar kërkesë te ministri dhe do ti ndihmojmë në këtë drejtim”, tha ai.

Në pyetjen sa i përket qeverisë së re, Muharremaj tha se unë jam menaxher i komunës të gjithë janë qytetarët të këtij vendi. Derisa tha se për atë nuk ka parti e ato pyetje duhet tu bëhen deputetëve.

Përfaqësuesi nga Ministria e Mjedisit dhe Zhvillimit Hapësinor, Besmir Kokollari tha se ky aktivitet po zhvillohet në Komunë e Suharekës për të përçuar mesazh të të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Fotografia e Luan Hasanaj
Fotografia e Luan Hasanaj
Fotografia e Luan Hasanaj

Të ngjashme